Banorët e lagjes Kolovicë të Prishtinës, kanë fajësuan kompaninë “ABC” nga Podujeva që ka marrë dhe në vendin ku u mbytën dy fëmijët duke mos e rrethuar vendin.
Indeksonline ka folur me pronarin e ABC-së, Arben Jetullahu, i cili ka mohuar këto pohime.
Ai ka thënë se që nga viti 2012 nuk ka punuar në Prishtinë në asnjë projekt.
“Komuna mundohet me hedh fajin. As s’kam pasë leje e as s’kam nxjerr dhe. As s’kam punuar në Prishtinë prej vitit 2012. Asnjëherë nuk kam punuar në atë vend”, ka thënë Jetullahu.
Ndryshe, familja Mramuri nga Kolovica e Prishtinës është në zi, pasi iu mbytën dy fëmijë në një gropë ku ishte nxjerr dheu nga një kompani që kishte punuar për shtruarjen e rrugëve. Gropa ishte e thellë afro dy metra dhe ishte e mbushur me ujë.