Telegrafi

Pronari ka hyrë në shtëpi i veshur si Babagjysh, shikoni si ka reaguar qeni i tij

Pasi u shfaq në një shkollë lokale si Babagjysh, pronari i qenit u kthye në shtëpi për ta marrë për ta marrë për shëtitje.

Ai hyri në shtëpi me një pallto të kuqe dhe me mjekër të bardhë në fytyrë, kështu që qeni nuk e njohu.

Për më tepër, kafsha shtëpiake kishte frikë nga “i huaji” dhe u fsheh pas murit në majë të shkallëve.

Pronari filloi të ngjitej shkallëve dhe ajo palosi bishtin duke e bërë të qartë se kishte frikë.

Ajo u hodh në divan dhe shkoi të kërkonte strehim pranë pemës së Krishtlindjes, dhe më pas dëgjoi një zë të njohur. “Hej jam unë”, i tha pronari duke qeshur. /Telegrafi/

@bedslp Safe to say she’s not a guard dog. #boxersoftiktok #boxerdog ##christmas ♬ original sound – user7053758665609