Roderick Duchatelet, është i biri i pronarit të disa skuadrave evropiane, si Standard Liege (Belgjikë), Carl Zeiss Jena (Gjermani), Charlton Athletic (Angli) e Alcoron (Spanjë). Atë në lokalet e klubet e pritën kryetari i bordit, Remzi Ejupi dhe nënkryetari, Ahmed Kurtolli. Skuadra Ujpest nga Budapesti është 20 herë kampion i Hungarisë.
“Ky është takimi ynë i dytë, pas atij që kemi pasur në Belgjikë. Vizita e z. Roderick Duchatelet në Kosovë është jetësimi i propozimeve që kemi negociuar ndërmjet FC Prishtina dhe Standardit të Belgjikës. Për ne është shumë e rëndësishme të kemi një marrëveshje dhe bashkëpunim jo vetëm ndërmjet FC Prishtina dhe Standardit, por edhe klubeve tjera që kanë në pronësi familja Duchatelet, e kjo do të ishte e rëndësisë jetike për klubin tonë, e posaēërisht për akademinë tonë dhe futbollistë e rinj tanë”, tha Ejupi.
“Ne jemi shumë të interesuar dhe të kënaqur që të artikulojmë këtë marrëveshje bashkëpunimi, sidomos për talentet e futbollit kosovar e që e di që ka shumë të tillë dhe në vazhdën e kësaj duam të ndihmojmë që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të rrisim akoma më shumë cilësinë e këtyre futbollistëve të rinj. Pra, qëllimi i bashkëpunimit është të kemi sa më shumë futbollist cilësor nga klubi i futbollit Prishtina”, ka thënë kryetari i klubit hungarez, Ujpest FC, Roderick Duchatelet. /Sporti1/Telegrafi/