Një çift i ri që banon në banesën me qira është përballur me papunësinë, e për pasojë ka mjaft probleme financiare.
Kështu, qiramarrësi Jack, ka publikuar letrën që pronari i shtëpisë i ka bërë atij.
Në letër lexohej: “E di që keni pasur probleme me punën muajt e fundit dhe doja t’iu falënderoja që keni qenë gjithmonë të përpiktë me dhënien e qirasë.
Unë po heq dorë nga pagesa e muajit dhjetor, në mënyrë që ju dhe familja juaj të mund të festoni një Krishtlindje të këndshme”. /shekulli/