Site icon Telegrafi

Pronari i restorantit në hall me porcionet e mëdha

Gerhard Kaltscheuer thotë se ushqimet e tij janë të popullarizuara tek punëtorët të cilët vijnë në restorant dhe ai çdo ditë shet rreth 70 porcione të tilla me mish, ndërsa autoritetet tatimore thonë se nga ajo sasi e madhe e mishit ai mund t’i bëjë 200 racione dhe ai duhet të paguajë tatim në bazë të këtij vlerësimi.

“Sikur t’ua shërbeja klientëve porcionet më të vogla me të njëjtin çmim, nuk do të kisha të njëjtit klientë”, thotë Kaltscheuer duke sqaruar se shërben porcione të mëdha pasi klientët e tij kryesisht janë punëtorë.

Këtë rrëfim e publikuan mediat gjermane dhe opinioni i doli në mbrojtje pronarit të restorantit, ndërsa autoritetet tatimore nuk dëshiruan ta komentojnë këtë rast. /Telegrafi/

 

Exit mobile version