Telegrafi

Pronari i motelit për 29 vite i kishte shikuar mysafirët tek bëjnë seks (Foto)

Pronari i një moteli në Kolorado, ka deklaruar se në fshehtësi kishe shikuar qindra ndoshta edhe mijëra mysafirë, derisa kishin kryer marrëdhënie seksuale në dhomat e tij, raporton Daily Mail.

Voajerizmin e tij e kanë mbështetur gruaja e parë por edhe e dyta, transmeton Telegrafi.

Gerald Foos i kishte shkruar gazetarit Gay Talese në vitin 1980, duke i thënë se për vite të tëra kishte spiunuar mysafirët e motelit të tij “Manor House” në Aurora, duke përshkruar në detaje atë çfarë ka parë me sytë e vet.

Gazetari Talese është marrë me hetimet e shprehive seksuale të amerikanëve, dhe kështu Foos ka menduar se mund të kenë disa gjëra të përbashkëta.

Foos ka pranuar se me veprimtarinë e tij të voajerizmit kishte filluar në vitin 1966, dhe se për këtë qëllim e kishte blerë edhe motelin.

Gruaja e tij e parë e kishte ndihmuar të hapë vrima të vogla në dhjetëra dhoma të motelit, që i ngjasonin vrimave të ventilimit.

Foos kishte shkruar gjithçka që kishte parë dhe dëgjuar, në mënyrë që t’i kontribuojnë studimit të seksit.

Ai në letrën e dërguar gazetarit Talese, kishte theksuar se si gjithçka çfarë kishte parë dhe dëgjuar gjatë akteve seksuale i kishte shënuar në detaje, duke filluar nga informacione fillestare se sa të vjetër kanë qenë mysafirët, nga cilët pjesën vinin dhe si dukeshin…

Ai madje kishte numëruar orgazmat e burrave dhe grave, duke përfshirë edhe përpjekjet e dështuara gjatë seksit.

Foos ka thënë se nganjëherë i mërzitej kjo punë, sa që e zinte gjumi në mes të “performancës”.

Derisa Foos kishte kryer një punë të tillë pa u vërejtur nga askush, gazetari Talese për pak sa nuk ishte zënë në flagrancë kur iu bashkuar atij.

Gazetari Talese kishte shkuar në Aurora, vetëm atëherë kur është kontaktuar nga Foos.

Ata madje kishin shikuar së bashku një çift përmes vrimës së fshehtë.

Nga dëshira për të ndjekur çdo detaj për së afërmi, kravata e Talese ishte futur në vrimë, dhe kështu kishte qëndruar për disa sekonda mbi kokën e një gruaja e cila po kryente marrëdhënie seksuale me një burrë.

Ai fillimisht nuk kishte vërejtur asgjë, por ishte Foos që i ndihmoi ta tërheq pas kravatën.

Ai tani jeton në Denver me gruan e dytë, me të cilën u martua pas vdekjes së gruas së parë, kurse motelin thotë se e ka shitur në vitin 1995.

Dhe pas të shtënave të vitit 2012 në Aurora, ai sërish kishte kontaktuar Talese dhe kishte pranuar që të botohet në gazetë historia e tij. /Telegrafi/