Pronari i një dyqani ka goditur në kokë një hajn teksa po mundohej të vidhte para nga kasaforta.
Pronari i dyqanit Osman Kuyu, i cili pa E.A. duke vjedhur para nga kasaforta e pastiçerisë në Tekirdag, goditi hajdutin në kokë me tabakanë plot me byrek.
Derisa i dyshuari ishte duke ikur, ato momente janë kapur nga kamerat e sigurisë, raporton t24.com.tr.
Ndërsa ato momente janë pasqyruar në kamerën e sigurisë, E.A. është arrestuar nga policia turke.
Ai gjatë ditëve në vijim pritet të dal në gjyq pasi policia e la të lirë pas marrjes në pyetje.
Ndryshe, E.A. mund të dënohet me të holla, por edhe me një dënim me kusht. /Telegrafi/
📢 Kasadan para çalan hırsızın başına börek tepsisi ile vurdu: O anlar kameraya yansıdı
Video Haber 📺👇https://t.co/ppRAJlkdNT pic.twitter.com/f07Oj0q8mg
— T24 (@t24comtr) October 11, 2023