Pronari i një kafeneje dhe restoranti në Ohër ka bërë një gjest të madh për punëtorët e tij.
Dy lokalet që ai posedon, janë mbyllur pasi të gjithë punëtorët (140) ka vendosur t’i dërgojë për pushime në Turqi.
Në një postim në Twitter thuhet se, edhe pse është sezoni, lokalet e tij janë mbyllur dhe të gjithë punëtorët janë në pushim.
Gjesti i këtillë i këtij pronari është i rrallë, pasi shumica e bizneseve në Maqedoni kanë pasur vështirësi ekonomike, për shkak të pandemisë./Telegrafi/