Telegrafi

Pronari i ‘Durmo Turs’ do të mbrohet në liri

Durmish Beluli do t mbrohet në liri për tragjedinë që ndodhi në Llaskarcë e ku 16 persona humbën jetën.

Pronari i kompanisë ‘Durmo Turs’ është lëshuar të mbrohet në liri me garanci ndërsa nga paraburgimi doli që javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Beluli i është marrë pasaporta dhe krahas asaj që është i detyruar të paraqitet në gjykatë, atij i është e ndaluar të afrohet të kontaktojë të dëmtuarit dhe të akuzuarit.

Për aksidentin tragjik në Llaskarcë Prokuroria ngriti aktakuzë kundër gjashtë personave./Telegrafi/