Telegrafi

Pronari i Cityt, Mansour bin Zayed dëshiron ta blejë edhe klubin kinez, Chengdu

Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan (Getty Images)

Pronari i Manchester Cityt, Mansour bin Zayed është në negociata të avancuara për të blerë një klub kinez.

Siç raporton e përditshmja britanike, Daily Mail marrëveshja do të arrihet deri në fund të vitit, me klubin në fjalë që besohet të jetë në Chengdu.

Ai tashmë zotëron Melbourne Cityn e Australisë dhe Club Atletico Torque të Uruguait. Gjithashtu ka aksione në New York City FC, Girona e La Ligas dhe Yokohama F Marinos në Japoni.

Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan (Getty Images)

Kampionët e Ligës Premier janë kritikuar për lëvizjen e lojtarëve në mes të klubeve që janë nën ombrellën e City Football Group.

Burimet e klubit theksojnë, megjithatë, se Citizens janë të fokusuar në ndërtimin e markës së tyre dhe “zgjerimin e zhvillimit të futbollit bazë” në të gjithë botën.

Sheiku thuhet se është i interesuar të jetë pronar edhe një klubi në ligën elitare të shtetit turk.

Ndryshe, pasuria e 47-vjeçarit Zayed arrin shifrat e pesë miliardë eurove në saje të bizneseve të ndryshme. /Telegrafi/