Chelsea e ka lëshuar hotelin e tyre ‘Millennium’ në përdorim të stafit mjekësor të Londrës në luftën kundër pandemisë coronavirus.
Iniciativa e The Blues erdhi nga pronari i tyre Roman Abramovich që u takua me Bruce Buck për të kaluar hotelin në menaxhimin e stafit mjekësor londinezë.
E gjitha akomodimi në hotel do të shkojë në llogarinë e pronarit të klubi nga Liga Premier.
“Një pjesë e madhe e stafit duhet të punojë pa ndërprerë dhe nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë në shtëpitë e tyre për të pushuar ose ndoshta nuk do të kenë shumë kohë”, thuhet në njoftimin e lëshuar në faqen e Chelseat.
“Stafi mjekësor i Londrës, por edhe më gjerë do të akomodohet në hotelin tonë Millennium, për një periudhë dy mujor e më pas do të shikojmë se cila është situata”, thuhet më tej aty.
Ky hotel ka një hapësirë prej 231 dhomash dhe të gjitha do të jenë të paguara nga Abramovich që ka nën pronësi klubin që nga viti 2003. /Telegrafi/
Chelsea Football Club is joining the medical response to the coronavirus outbreak in London with the news the National Health Service (NHS) has accepted the Club’s offer to make the Millennium Hotel at Stamford Bridge available for NHS staff… https://t.co/eENBcxRXXX
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 18, 2020