Dennis Hof, pronar i disa bordellove në Nevada dhe ylli televiziv i cili vdiq muajin e kaluar, ka fituar zgjedhjet për asamblenë e distriktit 36 të Nevadas.
Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është konfirmuar edhe nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Nevadas.
Hof, i cili kandidoi si një republikan, thuhet se mundi kundërshtarin demokrat Lesia Romanov me më shumë se 7,000 vota më shumë, tha zyra.
Sipas ligjit të shtetit, zyrtarët e qarkut tani do të emërojnë një koleg republikan, i cili gjithashtu banon në rrethin për të marrë vendin e Hof.
Hof, u gjet i vdekur më 16 tetor pasi festoi ditëlindjen e tij 72 në një nga fermat e tij. Shkaku i vdekjes është ende nën hetim.
Ndryshe Demokratët kanë shpallur fitoren për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës, ndërsa republikanët duket se kanë mbajtur kontrollin e Senatit.
Megjithëse demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit dhe që analistët kishin thënë se do të kishte qenë një kundërshtim ndaj presidencës së presidentit Donald Trump. /Telegrafi/