Site icon Telegrafi

Pronari i biznesit që mban prodhime vendore, thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte vendore

Ditë më parë ka nisur të zbatohet vendimi për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë. Në Merdar tashmë kanë nisur të hyjnë kamionë të shumtë me produkte serbe. Ky është vendim i Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës për mallrat serbe.

Ndalesa për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë ishte bërë në korrik të vitit 2023 për arsyeje të sigurisë, pasi që tre policë nga Kosova ishin arrestuar nga organet e shtetit të serbisë dhe ndërkohë ata janë liruar, por vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi deri më tash.

Lejimi i produkteve serbe në Kosovë ka nxitur reagimin e kompanisë, “Plus Market” nga Ferizaj, biznes ky i cili prej 20 vitesh nuk ka lejuar shitjen e asnjë produkti serb.

Sylejman Neziri, pronar i “Puls Market”-it në një intervistë për Telegrafin ka thënë  Qeveria e Kosovës ka pasur presion ndërkombëtar për t’i lejuar mallrat serbe të hyjnë në Kosovë, por ai kërkon  nga qytetarët e Kosovës mos t’i konsumojnë ato produkte.

“Kërkojmë nga të gjithë që t’i bojkotojmë produktet serbe dhe të jemi sa më afër produkteve vendore . Prandaj kërkojmë nga të gjithë qytetarët dhe konsumatorët të konsumojnë vetëm produkte vendore sepse me në këtë mënyrë do ta fuqizojmë edhe shtetin tonë. Në të kaluarën është dëshmi e gjallë sepse “Plus Marketi”prej 20 vitesh jeton pa mallra serbe, andaj të gjithë mund të jetojmë pa ato produkte të serbisë. Tash e tutje edhe pse Serbia i ka lejuar importet nga Serbia, qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen dhe mos t’i konsumojnë kurrë ato produkte”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version