Telegrafi

Pronari bie pa ndjenja në dysheme, qeni ia hap derën ndihmës së shpejtë (Foto)

Gary Gregory nga Suffolk i Anglisë, e ka telefonuar ndihmën e shpejtë sapo ka filluar të mos ndjehet mirë, por nuk ka mundur ta hap derën, sepse është përplasur për dysheme.

Mirëpo, mjekët nuk e kanë pasur problem të hyjnë brenda, sepse qeni tij është hedhur derisa e ka arritur dorezën dhe ka hapur derën, transmeton Telegrafi.

Qeni hapi derën për mjekët e ndihmës së shpejtë

Në këtë mënyrë, burrit që vuante nga gjakderdhja e brendshme, i është dhënë ndihma e parë dhe më pas u dërgua për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Pasi e ka hapur derën, ka dalë përjashta dhe ka lehur, për të alarmuar edhe fqinjët që diçka nuk është në rregull. Kur kanë hyrë mjekët brenda, i kanë gjetur dy qentë tjerë duke ma lëpirë fytyrën, në përpjekje të më zgjojnë”, ka thënë Gregory lidhur me rastin.

Për këtë veprim, ai dëshiron që vepra e qenit të tij të njihet zyrtarisht dhe të vlerësohet nga ekspertët. /Telegrafi/