Pronarët vendosën një krevat fëmijësh në dhomë dhe reagimi i maceve ishte fantastikë.
Pronarët e dy maceve të quajtur Nami dhe Uni vendosën një krevat fëmijësh në një dhomë dhe regjistruan reagimin e kafshëve të tyre shtëpiake, të cilat së shpejti nuk do të jenë më të dashurit e vetëm në shtëpi.
Nami vendosi menjëherë të ekzaminonte komoditetin e djepit dhe u vendos në të mes lodrave.
Uni fillimisht vështroi me kujdes përpara se të bashkohej me motrën e saj. Pas pak Nami u lodh duke pushuar dhe u hodh mbi gardh dhe e la Unin vetëm.
Videoja e adhurueshme fitoi zemrat e njerëzve në YouTube. /Telegrafi/