Site icon Telegrafi

Pronarët tregojnë reagimet e kafshëve ndaj ushqimit të tyre (Foto)

Të gjithë ata që kanë një kafshë shtëpiake, e dinë ndjenjën se si është kur ushqehesh, ndërsa ke afër një mace apo qen që u shikon se si përtypeni.

Disa prej këtyre pronarëve, kanë postuar në rrjetet sociale, reagimet më qesharake të këtyre gjallesave, kur panë ushqim, transmeton Telegrafi.

Prej syve të qenit që shndrisin në errësirë, deri te një mace që lutet e shtrirë, janë disa prej reagimeve të pazakonta.

“Si mund t’i rezistoj kësaj fytyre, pa i dhënë së paku disa kafshata”, ishte një prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, kafshëve duhet dhënë vetëm ushqimi dedikuar për to dhe nuk rekomandohet të ushqehen me ushqimin që e hanë njerëzit. /Telegrafi/

Exit mobile version