Telegrafi

Pronarët shpenzuan rreth tremijë euro për 43 palë këpucë dhe 47 syze dielli për qenin

Qeni pesëvjeçar ka një dollap që shumë do ta kishin zili. Ky qen mburret me 43 palë këpucë, 47 syze, si dhe shumë aksesorë të tjerë të modës, si kapele, paruke dhe gjerdan.

Ajo ka më shumë këpucë se pronarët e saj – Lavi Roz ka 19 palë këpucë, dhe i fejuari i saj 11. Por kjo është arsyeja pse ata madje e trajtuan qenin e tyre me Crocs me kristale Swarovski. Ata shpenzuan rreth tremijë euro për veshje, këpucë dhe aksesorë për qenin e tyre.

“Biscuit është qeni i butë dhe i durueshëm dhe bën gjithçka që unë i them”, tregon Lavi e cila e bëri qenin e saj yllin e rrjetit social Instagram. Ka mbi 17,000 ndjekës në Instagram dhe rreth 15 milionë pëlqime në TikTok.

“Unë krijoj kombinime të ndryshme për të. Unë gjithmonë përpiqem t’i bashkoj këpucët me veshje dhe aksesorë”, shton Lavi.

Shumicën e rrobave i blen në repartet e fëmijëve të dyqaneve dhe përveç dashurisë për modën, është adhurues i nuhatjes së barit dhe i lojës në park. /Telegrafi/