Telegrafi

Pronarët shfaqin ‘thesaret’ e gjetura në shtëpi, që janë lënë prej banorëve të mëhershëm (Foto)

Brenda pronave të ndryshme që janë blerë nëpër zona të ndryshme të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, pronarët kanë gjetur gjëra shumë të papritura.

Bored Panda ka zgjedhur disa prej rasteve më ekstre, të këtyre ‘thesareve’ që u gjetën zakonisht duke kryer meremetime, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet dyerve sekrete, disa dolën nëpër dhoma të fshehta, ndërsa disa në tjerë në bodrume apo tunele të harruara. Një tjetër, gjeti unazë diamanti dhe monedha, që i kishte fshehur pronari i mëparshëm.

Si pjesë e gjetjeve, ishte edhe loja e Monopolit e vizatuar në dysheme, si dhe një varrezë e shekullit të XVIII-të, nën ndërtesë.

Më poshtë mund të shihni disa prej këtyre gjetjeve të çuditshme dhe të mahnitshme në të njëjtën kohë, që i bënë pronarët e rinj. /Telegrafi/