Miratimi i Gjykatës Speciale në Kosovë, për hetimin krimeve të luftës, ka nxitur reagimin e familjes Katuçi. Familjarët e së ashtuquajturës “Shtëpia e verdhë”, në Gurrë të Vogël të Matit, është akuzuar nga Dick Martyt, për trafik organesh gjatë kohës së luftës.
Lidhur me këtë fakt, familja Katuçi shprehet për kamerën e News24 se për akuzat në 2004 iu bënë kontrolle të befasishme.
"Për akuzat që na është bërë në 2004 që në akuzohemi si familje, dhe na u bë një kontroll i befasishëm paralajmëruar nga shteti shqiptar. Ne u kërkuam për 8 vite rresht shtetit shqiptar drejtësi, por s’kemi marrë përgjigje me ndërrimin e qeverive”- shprehet familja Katuçi.
Në reagimin e familjes thuhet se i është bërë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për të marrë një përgjigje në lidhje me akuzat dhe në të njëjtën kohë dhe dëmshpërblimin moral. “Ne do ta çojmë moralin tonë si familje deri në vend. Ne tani na akuzojë të gjithë, edhe fshatarët e dhe në ambiente publike, pasi thonë ju keni prerë. Ne nuk jemi të tillë, i shikoni kushtet tona, as një infermier s’ka dalë me shkollë nga familja jonë.”- vijon më tej rrëfimin kryefamiljari Katuçi.
Kryefamiljari Katuçi shprehet se shteti duhet të çojë në vend moralin e përndjekur përgjatë gjithë këtyre viteve padrejtësisht në lidhje me akuzat, pasi familja mund të veprojë dhe në mënyrë ekstreme. “Populli shqiptar habitet dhe thotë se kush jemi ne.
Duam drejtësi, përndryshe nuk do lejojmë asnjë lloj kontrolli në banesën tonë, pasi mund të bëjmë dhe akte ekstreme”, ka thënë familja Katuçi.
Familja ka bërë me dije se për zbardhjen e çështjes i është drejtuar dhe Ambasadës Kosovarë në Tiranë.
“Kërkojmë dëmshpërblim moral për akuzat që na janë bërë, ndaj shteti të zbardhë të drejtën tonë dhe Ndërkombëtaret mos të luajnë me fatin e familjes sonë. Kemi kërkuar takim dhe me ambasadorin Kosovar në Tiranë, dhe një takim me kryeministrin Thaçi dhe udhëheqjen kosovare që të zbardhet e vërteta e familjes sime dhe ushtrisë kosovare, por më është thënë kur shteti shqiptar s’të përkrah ne s’dimë ç’të bëjmë. Deputetet e Qarkut Dibër dhe Rama, në Parlament ta ngrenë zërin”, vijon rrëfimi i familjes Katuçi. /Telegrafi/