Pronarët e rinj të Milanit thonë se do të bëjnë të pamundurën që ta mbajnë në skuadër Gianluigi Donnarumman.
Në një intervistë për Milan TV, Han Li, krahu i djathtë i presidentit të ri të Milanit, Yonghong Li, ka folur për synimit e klubit.
“Duhet medoemos të kthehemi në pozicionet që luftohet për pjesën e epërme”.
“Duhet të shkojmë hap pas hapi që të kthehemi atje, me logjikë dhe plane afatgjata”.
“Objektivi ynë është rikthimi në Ligën e Kampionëve”.
“Donnarumma? Duhet ta them se Donnarumma është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit, shtylla e skuadrës. Do ta bëjmë më të mirën tonë që ta mbajmë në skuadër”.
“Juventus-Barcelona? Duhet të kthemi medoemos në Ligën e Kampioënve, pasi kjo garë është shumë e rëndësishme për ne”.
“The Juventus Stadium na ka impresionuar, po ashtu edhe atmosfera. Nga kjo perspektivë ata janë pata nesh dhe ne duhet t;i shohim si shembull:, ka thënë Li. /Telegrafi/