Site icon Telegrafi

Pronarët e rinj të Milanit fillojnë punën, takojnë agjentin Raiola

Pronarët e rinj të Milanit do të takohen me Mino Raiola këto ditë për të rinovuar kontratën me Gianluigi Donnarumman.

Portieri mbetet pa kontratë në fund të sezonit të ardhshëm dhe agjenti kohë më parë kishte thënë se e ardhmja e Donnarummas është e paqartë.

Pasi që klubi u morë nga pronarët e rinj, Corriere della Sera shkruan se tashmë do të ketë rinovime dhe blerje.

Portieri 19 vjeçar pritet të ketë rritje të ndejshme të pagës.

Donnarumma dëshiron qëndrimin te Milani, por kjo do të behet definitive pas takimit te Raiolan. /Telegrafi/

Exit mobile version