Telegrafi

“Pronarët e rinj” të Liverpoolit kërkojnë Hiddink

Mail on Sunday shkruan se pasiguria te Liverpooli është rritur dukshëm, me pronarët George Gillet dhe Tom Hicks, në bisedime me një palë të panjohur nga lindja e mesme për shitjen e klubit nga Anfield.

Çmimi i Liverpoolit është ulur dukshëm nga 800 në 560 milionë funte, ndërsa synimi kryesor i pronarëve të rinj thuhet se është ish-menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink. /Telegrafi/