Telegrafi

Pronarët e rinj lyen derën e lokalit, pa ditur se po mbulojnë muralin e realizuar nga Banksy (Foto)

Jo Xie dhe Tommy Yuen që morën me qira një lokal në Bristol të Anglisë, mbetën të turpëruar kur kuptuan se po e lyejnë një mural.

Derisa ishin duke e lyer derën, një njeri iu afrua i përlotur duke iu kërkuar të ndalonin, se po e mbulojnë një punim të realizuar nga Banksy, transmeton Telegrafi.

Tani që e kanë ndërprerë lyerjen, po kërkojnë ndihmë për ta përmirësuar ilustrimin – madje edhe vet Banksy – që të kthehet murali në gjendjen e mëparshme.

Murali i Banksy-t në derën e lokalit

“Nuk e dinim që ishte punim, andaj nisëm ta lyejmë derën për t’i dhënë freski, që të përshtatet me ambientin e lokalit të çajit”, ka thënë Yuen.

Mësohet se murali është realizuar gjatë vitit 1999, ndërsa sikur veprat tjera të artistit urban, ka vlerë të madhe për komunitetin, sepse gjithnjë është kundër lëshimeve të udhëheqësve.

Pasi e lyen deri në gjysmë

Fakti që mbetet misterioz dhe nuk dihet kush qëndron prapa punimeve, e bën Banksyn shumë më të dëshiruar. Rrjeti i këtij grupi, llogaritet të ka fituar deri tani deri 20 milionë euro. /Telegrafi/