Pas lidhjeve me Juventusin dhe Interin, tani thuhet se Mauricio Pochettino mund të zëvendësojë trajnerin Paulo Fonseca te Roma.
Trajneri argjentinas është jashtë kontratës pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur në fillim të sezonit të fundit pas një ecurie negative të rezultateve.
Ai dha një intervistë këtë javë në të cilën tha se ishte gati të dëgjonte ofertat nga tre kampionatet kryesore evropiane: Liga Premier, La Liga dhe Serie A.
Pochettino u përmend si emër i mundshëm për ta pasuar Antonio Conten kur ky i fundit debatoi me drejtorët e Interit, ndërsa u cilësua edhe si favorit i nxehtë për të marrë përsipër detyrën e transferimit të Juventusit pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.
Është raportuar se ai kërkoi 10-12 milionë euro pagë për atë rol, një nga arsyet pse përfundimisht detyra iu dha Andrea Pirlos, i cili fiton vetëm një pjesë të asaj shume.
Tani gazeta sportive spanjolle AS pretendon se Roma është e interesuar që Pochettino të fillojë epokën e re të klubit me pronarin e ri Dan Friedkin.
Miliarderi amerikan Friedkin ra dakord për blerjen e klubit nga James Pallotta këtë javë dhe trajneri aktual Fonseca nuk e ka aspak të garantuar qëndrimin në stol. /Telegrafi/