Njerëzit do të ishin shumë më pak aktivë po të mos ekzistonte shoku i ngushtë i tyre – qeni!
Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se pronarët e qenve janë katërfish më të prirë ta përmbushin sasinë e rekomanduar javore të aktivitetit fizik sesa njerëzit që nuk kanë qen, transmeton Telegrafi.
Mbi 60% e pronarëve të qenve arrijnë t’i bëjnë dy orë e gjysmë ushtrime fizike në javë vetëm duke e shëtitur qenin.
Thuajse 90% njerëz që mbajnë qen bëjnë aktivitet të mjaftueshëm fizik – por kjo shifër bie në 60% te ata që nuk kanë kafshë shtëpiake.
Veç kësaj, vlen të ceket se shkencëtarët konstatuar se pronarët e qenve ecin më shpesh dhe për periudha më të gjata jo për t’i zëvendësuar ushtrimet tjera fizike, por vetëm si shtesë e tyre.
Kjo nënkupton se pronarët e qenve janë po ashtu më të prirë të merren me aktivitete tjera fizike përveç se të ecin duke e shëtitur qenin.
/Telegrafi/