Telegrafi

Pronarët e PSG-së duan ta blejnë klubin nga Anglia, Leeds United

Leeds United mund të bëhet njëra ndër skuadrat më të fuqishme në botën e futbollit, pasi në këtë verë mund të ndryshojë pronar.

Investitorë nga Katari janë në bisedimet me pronarët e skuadrës angleze për t’i blerë të gjitha aksionet e klubit para se të fillojë sezoni i ri.

Sipas Financial Times, ‘Qatar Sports Investments’ që poashtu e kanë në pronësi edhe Paris Saint-Germainin, duan ta blejnë Leeds Unitedin.

Leeds United v Derby County (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Pronari aktual i skuadrës angleze, Andrea Radrizzani, thuhet se ka filluar bisedimet me investitorët nga Katari për shitjen e klubit.

Vlera aktuale e Leeds në treg është 500 milionë euro, mirëpo italiani po kërkon mbi 700 milionë euro, ndërsa ka marrë oferta edhe nga gjashtë investitorë të tjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leeds United

Skuadrat angleze në sezonin e ri do të luajë sërish në Championship, pasi dështuan në ‘play-off’ që ta mposhtnin Derby Countyn dhe të afroheshin më shumë rikthimit në Ligën Premier. /Telegrafi/