Telegrafi

Pronarët e një shtëpie në Angli mbetën ‘të shtangur’ ndërsa një shofer u përplas me makinën e tyre të parkuar – të cilën e futi drejt e në dhomën e ndenjes

Pronarët e një shtëpie mbetën të tronditur kur makina e tyre e parkuar kaloi nëpër dhomën e tyre të ndenjes pas një përplasjeje.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit dolën në vendngjarje në Northfield, Birmingham, rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës, pasi një automjet u përplas me një Nissan Juke të parkuar jashtë shtëpisë së tyre dhe bëri që vetura e tyre të përplasej për në shtëpi.

Për fat të mirë askush nuk u lëndua brenda pronës, por shoferi u largua nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia.

Ndërkohë pamjet tregojnë makinën e bardhë të “ngulitur” në murin e shtëpisë vetëm disa centimetra larg një divani.

Një zëdhënëse e policisë së West Midlands tha: “Ne u thirrëm në orën 3 të mëngjesit duke na raportuar se një makinë ishte përplasur me një makinë tjetër, që ishte përplasur në anën e një shtëpie”.

Banorët e shtëpisë nuk janë lënduar dhe nuk besohet të ketë ndonjë dëmtim strukturor në shtëpi. /Telegrafi/