Mediat në Itali shkruajnë se fondi i investimeve saudit PIF është rikthyer në negociata për blerjen e Interit, pasi dështimit të kompanisë Evergrande që vendos Suningin në një pozicion të ndërlikuar financiar.
Interesi nga PIF (Fondi i Investimeve Saudite) ishte edhe në vitin e kaluar, por edhe gjatë verës, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të dallimeve të palëve në vlerësim mbi çmimin e klubit të Serisë A.
Në vend të Interit, PIF përfundoi me blerjen e klubit të Ligës Premier, Newcastle United për 305 milionë funte (rreth 356 milionë euro).
Sipas gazetarit të Mediaset, Marco Barzaghi, pronarët e PIF dhe Suning që zotrojnë Interin, kanë rifilluan bisedimet disa ditë më parë.
Arsyeja është se pozicioni i Suning ka ndryshuar, me lajmet që gjiganti kinez i pasurive të paluajtshme Evergrande ka dështuar në borxhet e papaguara.
Suning ka shumë nga financat e tyre të lidhura me Evergrande dhe do të marrë një goditje të madhe nëse do të falimentojë kjo kompani.
Barzaghi: “PIF-Inter, arrivano altre conferme. Trattativa riaccesa, si tratta su…” https://t.co/F16UKeINws
— Fcinter1908 (@fcin1908it) November 11, 2021
Barzaghi pretendon se shumë nga ajo që do të ndodhë më pas do të varet nga takimi i nesërm në Kinë, kur partia në pushtet do të vendosë se si të vazhdojë me shpëtimin e Evergrande.
Interi mendohet te këtë vlerë 1 miliard euro, pasi që sot në mëngë, këshilli lokal në Milano, ka dhanë leje për të ndërtuar një stadium pranë këtij aktual, që ka rritur vlerën e klubit. /Telegrafi/