Telegrafi

Pronarët e Manchester Cityt tentojnë blerjen e klubit francez – mund të bëhet i dhjeti që e menaxhojnë

Pronarët e Manchester Cityt thuhet se janë në bisedime për të blerë klubin francez Troyes, sipas raportimeve të fundit.

The City Football Group tashmë kanë nëntë klube nën menaxhimin e tyre, derisa fokusin më të veçantë e kanë te Citizens.

Sipas asaj që raporton Irish Times, CFG duan që sa më shpejtë të mbyllin marrëveshjen për të blerë klubin nga liga e dytë e Francës.

Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan

Përveç Manchester Cityt, sheikët nga Arabia Saudite kanë nën menaxhim klubet si, New York City, Melbourne City, Yokohama F. Marinos, Montevideo City Torque, Girona, Sichuan Jiuniu, Mumbai City dhe Lommel SK.

Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan mori nën menaxhim kubin nga Liga Premier në vitin 2008 dhe arriti të fitonte 11 trofe me klubin.

Qëllimi i kompanisë është që të ketë sa më shumë klube në vende të ndryshme të botës, mirëpo fokusi i tyre mbetet Evropa. /Telegrafi/