Procesi i ofertimit për blerjen e Manchester United është duke bërë një hap tjetër drejt përfundimit pasi pronarët e Djajve janë gati ta mbyllin pas përfundimit të raundit të tretë.
Djajtë e Kuq janë zyrtarisht në shitje nga pronarët e klubit, familja Glazer.
Sipas The Mail, një raund i tretë dhe i fundit ofertimi do të zhvillohet tani nga palët e interesuara.
INEOS i Sir Jim Ratcliffe dhe familja mbretërore e Katarit janë dy palët me interesin më të madh për blerjen e Unitedit.
Megjithatë, asnjë ofertë nuk ka arritur ende vlerësimin që Glazers kanë vendosur për United, edhe pse pritet që procesi të jetë afër fazës përfundimtare.
Ofertat e fundit duhet të bëhen para fundit të muajit prill. /Telegrafi/