Site icon Telegrafi

Pronarët e Liverpoolit të gatshëm ta lejojnë largimin e top yllit, tifozët nuk janë të kënaqur aspak

Tifozët e Liverpoolit kanë mbetur të zemëruar pasi mësuan se cilin lojtar pronarët e klubit janë të gatshëm ta largojnë nga ekipi këtë verë.

Arne Slot po përgatitet për sezonin e tij të parë në ‘Anfield’, por deri më tani në këtë verë nuk ka pasur prurje të reja në ekipin e tij.

Liverpooli u tha se do të nënshkruante me mesfushorin e Real Sociedadit, Martin Zubimendi, pasi gjiganti anglez kishte shprehur gatishmërinë ta paguante klauzolën e tij të lirimit (51.7 milionë euro).

Sidoqoftë, reprezentuesi spanjoll kërkoi pak kohë për të vendosur të ardhmen e tij andaj Sociedadi e bindi atë që të qëndronte në ‘San Sebastian’ me një kontratë të përmirësuar.

Sipas The Athletic, Liverpooli nuk ka alternativa të tjera pasi Zubimendi shihej si lojtari perfekt për të mbuluar pozicionin e mesfushorit defanziv.

Alexis Mac Allister dhe Wataru Endo e mbuluan atë pozicion sezonin e kaluar, por argjentinasi ofron më shumë në fazën defanzive ndërsa Endo ka pasur vështirësi që të adaptohet në sistemin e ri të Slot që bazohet më shumë në posedim të topit.

Stefan Bajcetic është një tjetër opsion, por tifozët e Liverpoolit kanë mbetur të zhgënjyer ndaj raportimeve se klubi është i gatshëm që ta lejojë atë të largohet këtë verë.

The Athletic ka raportuar se drejtuesit e Liverpoolit janë të gatshëm që ta lejojnë 19-vjeçarin të largohet në formë huazimi, pasi duan që ai të marr më shumë minuta pasi humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të lëndimit.

Bajcetic i cili iu bashkua akademisë së Liverpoolit nga Celta Vigo në vitin 2020, ka luajtur vetëm 25 minuta në Ligën Premier sezonin e kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version