Pronarët e Liverpoolit, FSG janë në bisedime me një blerës me bazë në SHBA për blerjen e mundshme të klubit, sipas raportimeve të reja.
Thashethemet mbi pronësinë e ardhshme të Reds janë rritur në ditët e fundit, pasi FSG deklaroi se ‘do të konsideronte ‘ një investim të ri në klub.
Një numër figurash të shquara biznesi janë lidhur me oferta të mundshme, më pas janë tërhequr nga gara tërësisht.
Themeluesi i Ineos, Sir Jim Ratcliffe, për shembull, vendosi të tërhiqte interesimin për blerjen e ndonjë klubi të Ligës Premier, ndërkohë që interesimi i raportuar nga drejtori menaxhues dhe kryetari i Reliance Industries, Mukesh Ambani, u mbyll si “i rremë ” nga një prej zëdhënësve të kompanisë së tij.
Ndërkohë, Daily Mirror, pohoi javën e kaluar se FSG po kërkon 4.2 miliardë euro për të shitur Liverpoolin. Edhe pse një shumë befasuese, ajo është më e ulët se 4.5 miliardë euro të raportuara që Todd Boehly shpenzoi për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich.
Megjithatë, raportimet e reja pretendojnë se FSG janë në bisedime me një blerës nga Shtetet e Bashkuara për një shitje të mundshme – dhe me një çmim më të lirë se sa ishte cituar më parë.
Daily Mail pretendon se blerësi me bazë në SHBA, të cilit nuk i zbulohet emri, ka qenë në diskutime me FSG për blerjen e mundshme të klubit në një marrëveshje të plotë blerjeje për një tarifë prej tre miliardë euro.
Dhe raportohet gjithashtu se çmimi u vendos duke ekzaminuar dinamikën pas shitjes së Chelseat, e cila ndodhi me një tarifë prej pesëfishi të të ardhurave vjetore të klubit në atë kohë.
Një investitor amerikan është përmendur tashmë si një kandidat i mundshëm investitori, me Matt Slater të The Athletic që pretendon se bashkëpronari i Boston Celtics dhe Atalanta, Stephen Pagliuca, mund të ai që mund të finalizojë blerjen. /Telegrafi/