Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group (FSG) tani janë të hapur për të “shitur një pakicë të aksioneve” në klubin anglez.
Gazetari i Independent, Miguel Delaney ka raportuar në shkrimin e tij se shitja e aksioneve të Reds tani janë në ‘lojë’.
Ndryshimi në qasjen strategjike pretendohet të jetë nxitur nga realizimi se tregu aktualisht nuk është aq i hapur sa mendohej fillimisht, kur Chelsea iu shit Todd Boehly verën e kaluar.
REVEALED: FSG rethink Liverpool plans; open to selling stake https://t.co/C41UkSD5bb
— Tribal Football (@tribalfootball) January 22, 2023
“Fenway Sports Group i Liverpoolit tani po shikon të shesë një pakicë të aksioneve para një shitje të plotë”, ka shkruar Delaney.
“Çmimi për të cilin Chelsea u shit dukej se sugjeronte se ishte sezon i hapur, tani ka pak frikë”.
“Liverpooli nuk ka pasur kaq shumë interes. Ndërsa Glazers duan të shesin United për rreth 6 miliardë euro, ndërkohë, këshilltarët e Jim Ratcliffe e vlerësojnë atë në 4 miliardë euro”, përfundoi gazetari anglez. /Telegrafi/