Site icon Telegrafi

Pronarët e kioskave nesër protestonë para Komunës së Prishtinës

Pronarët e kioskave nesër do të protestojnë para Komunës së Prishtinës, protesta do të fillojë në ora 09:00.

Kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësie për ndërrimin e këtyre kiosqeve me të reja, duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja, që janë vënë për ta pasur një kioskë.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve (marketeve) në Komunën e Prishtinës.

Përfaqësues të protestës kanë deklaruar për KosovaPress se në kohën sa do të mbahet protesta, nga ora 9:00 deri në orën 10:00 të gjitha kioskat do të jenë të mbyllura./kp/Telegrafi/

Exit mobile version