Site icon Telegrafi

Pronarët e kafeneve ftohen për të diskutuar për ligjin e duhanit

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë, ka organizuar për sot një tryezë të hapur për të diskutuar për duhanin.

Organizatorët në këtë tryezë kanë ftuar pronarët dhe menaxherët e subjekteve afariste hoteliere për të diskutuar dhe njoftuar mbi të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Kontrollin e Duhanit Nr. 04/L-156 dhe nga Udhëzimi i ri Administrativ Nr.09/2015 “Mjediset pa tym duhani dhe vendosja e shenjave për ndalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura” i miratuar me 23 korrik 2015 nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo tryezë e cila do të mbahet në restorantin “Rings” në sheshin Nëna Terezë, fillon në orën 10:00 ku do të marrin pjesë: Faik Hoti, koordinator kombëtar për kontrollin e duhanit, Ilir Begolli, IKShPK, Ilirjana Zymberaj, drejtoreshë e inspektoratit AUV, Vllaznim Surdulli, kapiten i policisë dhe Arben Lila, menaxher i KADC-së. /Telegrafi/

Exit mobile version