Site icon Telegrafi

Pronarët e ballkoneve përfitojnë nga vizita e Papës

Në një shpallje të publikuar në gazetë thuhet se një dhomë me ballkon me pamje nga kisha e Barcelonës, të cilën do ta vizitojë Papa, lëshohet me qira me çmimin prej 300 eurove. “Shikojeni dhe kënaquni me këtë moment të jashtëzakonshëm nga ballkoni,” thuhet në shpallje.

Në një shpallje tjetër lëshohet me qira ballkoni në një rrugë të Barcelonës nëpër të cilin Papa pritet të kalojë në “papamobile”. Ballkoni zë katër persona me një çmim të përgjithshëm prej 400 euro “me aperitiv gratis”.

Shpallje për ballkon me qira janë paraqitur edhe në qytetin Santiago de Komposela, përfshirë edhe një që me “çmim shumë të volitshëm” ofron verandën me pamje nga katedralja e qytetit, në të cilën papa do të mbajë meshë të shtunën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version