Dy vëllezër pronarë të një argjendarie janë qëlluar për vdekje nga gjashtë persona të maskuar, të cilët u futën në lokalin e tyre dhe vodhën ari në vlerë prej 500 mijë funte.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur persona të maskuar futen në një lokal në Mathura të Indisë, të cilët befasisht ishin shfaqur me motoçikleta, transmeton Telegrafi.
Me tu futur brenda ata nxjerrin revolet, dhe duke u munduar pronarët e lokalit të mbrojnë pasurinë e tyre, përfundojnë të vdekur në vend.
Ndërkaq, plaçkitësit e armatosur shihen në video duke shkelur mbi trupat e vdekur derisa përpiqeshin të mbledhin gjithë arin që ishte brenda argjendarisë. /Telegrafi/