Abigail LaFleur-Shaffer nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, ka treguar se si qeni Kuma e përcjellë atë kur është duke luajtur në piano.
Në videon e postuar, kafsha shtëpiake dukej sikur po këndonte dhe kënaqej me këtë lojë, transmeton Telegrafi.
“Kjo nuk është hera e parë, sa herë qe e dëgjon pianon, kitarën apo ndonjë ritëm në radio, menjëherë fillon të këndojë”, ka thënë Abigail.
Madje, pronarja është shprehur krenare, teksa kërkon që Kuma ta avancojë këtë talent. /Telegrafi/
https://youtu.be/8e9xQL9QafE