Telegrafi

Prona e OBRM-PDUKM-së mbetet e ngrirë, gjykata refuzoi ankesën e OBRM-PDUKM-së

“Këshilli gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, sot, veproi sipas ankesës së dorëzuar kundër vendimit të gjykatësit në procedurë paraprake ku miratoi propozimin e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përgjimet dhe dha masë të përkohshme për sigurimin e pronës së patundshme të partisë politike të përfshirë në propozim.

Këshilli, pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive në ankesë, solli vendim ku e refuzon ankesën dhe e vërtetoi vërtetimin e gjykatësit në procedurë paraprake”, kumtojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Mickoski: Ngrirja e pronës është persekutim politik kundër OBRM-PDUKM-së

Me këtë masë janë ngrirë 69 objekte të paluajtshme, ku është edhe selia kryesore e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM./Telegrafi/