Telegrafi

Promovohet Trupi certifikues për prodhime ndërtimore

Trupi i parë certifikues për prodhimet ndërtimore që është akredituar nga Instituti për Akreditim në Republikën e Maqedonisë do të promovohet sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në promovimin zyrtar do të mbajë fjalim ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi dhe drejtori i Institutit, Tërpe Ristovski.

Ky Trup i veçantë, pjesë e Institutit Ndërtimor të Maqedonisë, ishte formuar mbi bazë të Vendimit të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë në pajtim me Ligjin për prodhime ndërtimore.

INM Certifikimi është pjesë e Certifikimit të produkteve ndërtimore dhe Certifikimit të kontrollit të produkteve të fabrikës. Me formimin e Trupit të certifikuar për punë ndërtimore, INM Certifikimi, mundësohet zbatimi i Ligjit për prodhimet ndërtimore në RM. /Telegrafi/