Telegrafi

Promovohet “Shtegu i Shëndetit”, 8.9 km në parkun Gërmia

Përfaqësues të Komunës së Prishtinës së bashku me Shoqatën e Kardiologëve të Kosovës, Klubin Alpin Prishtina, USAID dhe qytetarët, kanë ecur drejt parkut Gërmia duke promovuar “Shtegun e Shëndetit”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar se po përfundojnë javën me plot aktivitete të realizuara në kuadër të “Javës Ndërgjegjësuese për Pamjaftueshmëri të Zemrës” në kryeqytet.

“Përmes këtij shtegu promovojmë rëndësinë që ka aktiviteti fizik në shëndetin e njeriut.Prishtina po frymon lirshëm”, ka shkruar ai.