Site icon Telegrafi

Promovohet Rrjeti i edukimit medial në Maqedoni

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) promovoi sot Rrjetin e edukimit medial, qëllimi i së cilës është përparimi i bashkëpunimit ndërmjet veprimtarëve të ndryshëm të shoqërisë që krijojnë dhe zbatojnë politika si edhe realizojnë aktivitete dhe projekte në sferën e edukimit medial, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbështetje për formimin e këtij rrjeti është siguruar nga Ambasada e BE-së në Shkup, respektivisht nga ambasadori Samuel Zhbogar, sipas të ciliët edukimi medial është i rëndësishëm për një demokraci të shëndoshë dhe për liritë e mediave dhe pluralizmin.

Sipas AIM-së, rrjeti ka 34 themelues, siç janë institucione arsimore, organizata qytetare, media dhe institucione shtetërore, etj. Rrjeti është i hapur për anëtarë të rinj që mund t’i bashkangjiten./Telegrafi/

Exit mobile version