Site icon Telegrafi

Promovohet raporti për gjendjen dhe politikat për të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara

Koalicioni ”Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” do të promovojë raportin vjetor për gjendjen dhe politikat për të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë raport vjetor janë përshkruar shkeljet e të drejtave të këtyre bashkësive (punëtorëve seksual, shfrytëzuseve të drogave, njerëzit që jetojnë me HIV dhe LGBTI komuniteti), praktikat e institucioneve në mbrojtjen e këtyre bashkësive, trajtimi medial i këtyre bashkësive, ndryshimet në politikat dhe përqëndrimi i ndryshimeve në Ligjin për kontrollë të drogave dhe substancave psikotrope, me qëllim të legalizimit të marihuanës për përdorim mjekësor dhe shkurtimi i buxhetit për HIV.

Promovimi i raportit do të bëhet më 21 mars, pra javën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version