Mbështetje të sektorit qytetar për vlerësimin e performancës së sektorit gjyqësor në bashkëpunim me palët e interesuara të sektorit publik, sigurim të ndihmës juridike për qytetarët dhe përmirësim i partneritetit mes burgjeve, shërbimit provues dhe organizatat e sektorit qytetar për promovimin e rehabilitimit dhe përfshirjes sociale, duke përfshirë këtu edukimin, punën dhe aktivitete tjera në projektin për “Përforcim të ndikimit të shoqërisë qytetare për reformat efektive në sektorin privat” që sot u promovua në EU Info qendrën në Shkup.
“Marrëdhënie e partneritetit të ministrisë së Drejtësisë me organizatat joqeveritare është diçka e ditëpërditshme. Duke filluar nga përpunimi i ligjeve, deri te zbatimi i hulumtimeve dhe përmes mbështetjes në zbatimin e këtyre zgjidhjeve ligjore”, tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, njofton Telegrafi Maqedoni.
Projekti që sot u promovua, siç ceku ajo, praktikisht do të thotë thellim i bashkëpunimin që duhet të jep kontribut kyç në punën e ministrisë së Drejtësisë.
Frank Janmat, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Maqedoni thotë se me këtë projekt do të përforcohet bashkëpunimi i qeverisë me sektorin qytetar për reforma efikase në sektorin gjyqësor sipas standardeve ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian./Telegrafi/