Site icon Telegrafi

Promovohet potenciali turistik i Maqedonisë në Danimarkë, pëlqehet shumë nga danezët

Oferta turistike e Republikës së Maqedonisë për herë të parë është promovuar në panairin e turizmit në Kopenhagë të Danimarkës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë (APMT), në panairin treditësh, i organizuar nga elita e revistës për turizëm “Vagabond”, Maqedonia ka zgjuar një interes të madh tek publiku danez, si një destinacion i pa kaluar më parë nga të rinjtë dhe e vlefshme si destinacion për ta vizituar nga ata që e kanë qenë më parë dhe duan përsëri të dëshmojnë në zhvillimin e saj.

APTM në Republikën e Maqedonisë është fokusuar në promovimin e bukurive natyrore, duke përfshirë edhe aktivitetet sportive dhe gastronominë, të cilat u pëlqyen tepër nga publiku danez.

Dëshirat e danezëve për diell dhe aktivitete sportive e bëjnë Maqedoninë destinacion atraktiv për pushim, e cila mund t’u sjell përvoja të paharrueshme./Telegrafi/

Exit mobile version