Telegrafi

Promovohet linja e re ajrore nga Prishtina për në Pula të Kroacisë

Promovimi i këtij bashkëpunimi, i organizuar nga drejtoresha e përfaqësisë së Odës Ekonomike të Kroacisë në Kosovë, znj. Ilirjana Shehu, Dubrovnik Airline Ltd. dhe Eurokoha Travel , do të mbahet të enjten, 05 shkurt 2009, në orën 18:00 , në restaurantin Villa Labia, i cili gjendet në kilometrin e dytë të magjistrales Prishtinë – Gjilan, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Oda Ekonomike e Kroacisë – Përfaqësia në Kosovë.