Site icon Telegrafi

Promovohet libri ”Shihemi në majë”, me autor Kosta Petrov (Video)

Ka filluar promovimi i librit më të shitur në Maqedoni në vitet e fundit, që tashmë vjen edhe në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për librin ”Shihemi në majë”, me autor Kosta Petrov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Petrov, themeluesi 29 vjeçar i P World, tregon për jetën e tij të mbushur me momente të magjishme, me ngritjet dhe uljet që i ka. Deri tani janë shitur 12 mijë kopjet ë këtij libri, dhe konsiderohet më i shituri në pesë vitet e fundit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kosta Petrov shprehet i gëzuar që dita ditës mëson të fshehtat e kulturës dhe gjuhës shqipe, njiherit duke i falënderuar ata që e kanë ndihmuar.

”Njëherit, ju falemnderoj nga zemra që keni ardhë në promovimin e vëllimit në gjuhën shqipe të ”Se gledame na vrvot”. Jam i lumtur që libri im i parë më në fund mund të gjendet edhe në shqip.

Nuk do të ishim këtu nëse Norik Selimi nuk do të punonte pa rezervë. Duke e falemnderuar atë, libri sot është përkthyer në shqip. E falemnderoj nga zemra për mundin e dhënë. Norik, të falemnderoj dhe jam krenar që të kam shok.

Do të doja që të falemnderoj edhe shokun tim Venhar Ramadani që është këtu për të ndihmuar kur duhet diçka, për të ndihmuar me shqipen time. Edhe ky fjalim është shkruar nga unë me ndihmën e tij. Gjithashtu do të doja të falemnderoja edhe Telegrafi.com për ndihmën që i ka dhënë këtij libri dhe kompanisë time.

Një falemnderim të madh edhe për shqiptarët, miqtë e mi, që çdo ditë të më tregojnë për të fshehtat e gjuhës dhe kulturës shqipe. Ju faleminderit.

Shpresoj se do të kënaqeni duke e lexuar këtë libër dhe shpresoj se së shpejti edhe librat tjera që i kam shkruar do të përkthehen në shqip.

Dhe, të gjithë së bashku ecim drejt majes. Shihemi atje”, shprehet Petrov.

Petrov tregoi për vështirësitë e përkthimit të librit, pasi që përkthimi i parë ka qenë me probleme, pastaj ka arritur që të gjej përkthyes të mirë të gjuhës shqipe për ta përfunduar./Telegrafi/

Exit mobile version