Gjatë ditës së sotme është promovuar libri “Mëvetësimi i Sportit Kosovar 1991-1999 rast i veçantë në botë”.
Një prodhimtari e tillë erdhi nga autori Ejup Maxhera dhe bashkautori i tij, Sejdi Mërkoja.
Të pranishëm në promovimin e këtij libri ishin përfaqësues të shumtë të komunitetit sportiv, si kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretari Shasivar Haxhiaj, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe shumë figura të shquara të sportit vendor.
Me këtë rast, autori i librit Ejup Maxhera tha se ideja për botimin e këtij libri, në të cilin punuan për pesë vite me radhë, erdhi si nevojë për të paraqitur vështirësitë për ruajtjen e dokumentacionit sportive gjatë periudhës 1991-1999.
Sipas tij, në këtë libër është përshkruar e gjithë periudha e represionit të okupatorit serb, për të mos lejuar zhvillimin e sportit në Kosovë.
Ai shtoi se ky libër do të jetë si arkiv e dokumenteve që tregojnë aktivitetet e lavdishme të sportit Kosovar. /Telegrafi/