Në Panairin e Librit është promovuar libri studimor në fushën e Arkitekturës, “Dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në Arkitekturë”, i autorit Albert Mustafa.
Banush Shyqeriu, profesor në Fakultetin e Arkitekturës në UBT, tha se ky libër është përmbledhje e guximshme e autorit, për të sjell një dimension ndryshe të arkitekturës.
Video
“Në mënyrën e vet, Albert Mustafa në librin e tij e shpreh atë që e kanë shprehur edhe kritikët botëror për arkitekturën dhe emocionet që krijon arkitektura tek njerëzit”, ka thënë arkitekti Arianit Bytyçi.
Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Dituria”. /KP/