Akademik Rexhep Qosja ka promovuar librin e tij më të ri, “Dëshmitar në kohë historike”.
“Ditarët e mi janë shprehje e nderimit tim për ju. Dhe, jo vetëm e nderimit, por dhe e ndjenjave dhe mendimeve të paqasshme që kam unë për ju. Kur them për ju, them atij të cilit i takojmë unë dhe ju bashkërisht, për popullin tonë”, tha Qosja.
Profesori Paskal Milo, duke përmendur botimin e këtij libri, tha: “Ky vëllim është një dëshmi e mendje kthjelltësisë së profesorit”. Ndërkaq, profesori tjetër Agim Vinca, u shpres se “nuk mund të shkruhet jetëshkrimi i Rexhep Qosjes, biografia e tij, por as historia e Kosovës pa iu referuar këtij ditari”!